Ziadin Sela rizgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët


Ziadin Sela është rizgjedhur në postin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët në Kongresin e parë të partisë që u mbajt sot në Tetovë.
Për të kanë votuar të gjithë kandidatët e pranishëm në kongresin e parë të partisë.

Gjatë votimit ka pasur vetëm një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas statutit partiak, kryetari i partisë ka të drejtë vetëm dy mandate ta drejtojë partinë.

(Alsat M)