Zhernovski lëshoi sallën gjatë fjalimit të Ivanоvit

Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski e lëshoi sallën e Kombeve të Bashkuara gjatë fjalimit të Kryetarit Gjorgje Ivanov.

“E lëshova sallën e KB gjatë fjalimit të Ivanov, për shkak se nuk dëshirojmë dhe nuk do të japim legjitimitet shfaqjes së tij skandaloze, mbushur me manipulime, urrejtje dhe krijim të armiqve. Thirrja e hapur për bojkot në referendum dhe keqpërdorimi i madh i foltores, në fakt është apel për vetizolim, por edhe papërgjegjshmëri ndaj gjeneratave të tanishme dhe të ardhme”, shkroi Zhernovski.

Ai në rrjetin social Facebook gjithashtu shkroi se Maqedonia nuk ka kohë për të humbur dhe duke çuar në histori atë dhe qëndrimet e tij, vazhdojmë me miqtë tanë nga BE dhe NATO ta ndërtojmë të ardhmen e përbashkët.