Zhduket Flamur Iseni nga fshati Garanë i Kërçovës


Nga data 2 maj është humbur Flamur Iseni nga fshati Garanë i Kërçovës. Rasti është paraqitur në polici që mëngjesin e datës 3 maj por kërkimet kanë rezultuar pa sukses.

Flamuri është 25 vjeç dhe ditën që është humbur ka pasur të veshur bluzën si në fotografi. Po ashtu ka flokë më të gjata se në fotografi dhe mjekërr. Familja Iseni bën apel që kushdo që mund ta ketë parë Flamurin ose të ketë informacion, të lajmëroi policinë.