Zhbogar: Zbatimi i Ligjit të Gjuhëve do t’i bënte shqiptarët të ndihen pjesë e shtetit të përbashkët


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samul Zhbogar ka thënë sot se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është shumë i rëndësishëm për shqiptarët, për shkak se ata e shohin si hapi i fundit i cili del nga Marrëveshja e Ohrit.

Gjithashtu, për shqiptarët është shumë me rëndësi që ky ligj të zbatohet, për shkak se kështu do ta ndiejnë veten se çmohen dhe pranohen brenda shoqërisë, vlerëson Zhbogar, përcjell SHENJA.

“Të drejtat e një komuniteti në asnjë mënyrë nuk i cenojnë të drejtat e komunitetit shumicë, për shkak se kam përshtypjen e tash kjo është frika e tyre. BE-ja për së afrëmi e ka përcjellur aprovimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe shpresojmë se Ligji do të mund të dërgohet në Komisionin e Venedikut. Duhet të implementohet sipas standarteve më të mira evropiane”, ka thënë Zhbogar.

Ai ka thënë se akush nuk duhet ta përdorë gjuhën e urrejtjes dhe për këtë kanë përgjegjësi edhe zyrtarët edhe qytetarët. /SHENJA/