Zhbogar: Shpresojmë në bashkëpunim të suksesshëm me presidentin në rrugën e vendit drejt BE-së


Фото: Б. Грданоски

Shpresojmë në bashkëpunim të suksesshëm me presidentin Stevo Pendarovski në ditët dhe muajt që pasojnë për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE, ka deklaruar ambasadori i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar pas takimit të sotëm me shefin e shtetit në “Vila Vodno”.

“Kisha takim me presidentin Pendarovski. Ia përcolla urimet nga presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe nga presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker ku ata shprehin gatishmërinë për bashkëpunim shumë të afërt për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe ndërtimit të Evropës së bashkuar”, ka thënë Zhbogar.

Euroambasadori ka thënë se në takim ka shprehur respektin për porositë e djeshme të Pendarovskit në inaugurim, porosi për pajtim, shtrije të dorës, bashkim të të gjitha forcave politike në vend në interes të të gjithë qytetarëve dhe progres në shtet.

“Jam i inkurajuar nga porositë e tij dhe nga takimi i sotëm. Kemi biseduar për vizitën e tij të mundshme në Bruksel dhe takime me liderët e BE-së, diçka në të cilën do të punojmë në javët e ardhshme”, ka thënë Zhbogar pas takimit me Pendarovskin.