Zhbogar: Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e vërtetë të proceseve eurointegruese


Фото: Б. Грданоски

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar sot nga Ohri vlerësoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e vërtetë kur bëhet fjalë për aspiratat e saj eurointegruese.

“Kur do të ndalohet dhe do të shihet se çka është bërë në muajt apo vitet e kaluara, shihet progres. E dimë se qytetarët shikojnë në mënyrë kritike në proceset, se presin më shumë. Por megjithatë është bërë shumë, jo vetëm në përmirësimin e raporteve me fqinjët, por edhe në sferën e reformave. Kjo do të pranohet në raportin që do të publikohet të mërkurën”, tha Zhbogar.

Sa i përket rezultateve nga zgjedhjet e zbatuara parlamentare në kuadër të BE-së, Zhbogar theksoi se ka mbështetje të rritur për eurokonservatorët, por se partitë ende prokonservatore ka shumicë të fuqishme në Europarlament.

Lidhur me atë sa rezultatet e këtilla do të ndikojnë mbi aspiratat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Union ai theksoi se i takon shtetit që t’i plotësojë kriteret për anëtarësi dhe se kjo është proces që realizohet hap pas hapit.

“Këtë javë do ta publikojmë Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilin besoj se do të jetë shumë pozitiv dhe mbështetës. U takove shteteve anëtare të vendosin nëse vendi do të fillojë bisedime për anëtarësim. Europarlamenti nuk ka rol vendimtar në atë proces”, sqaroi Zhbogar.

Euroambasadori Zhbogar sot qëndroi në Ohër, ku e publikoi fillimin e fushatës së re me brendin “BE për TY”, të orientuar drejt aktiviteteve për ngritje të ndërgjegjës së qytetarëve dhe institucioneve për domosdoshmërinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor.