Zhbogar pret që Maqedonia të arrijë konsensus për emrin


Lajmi i mirë është se ndërmjetësi Metju Nmic viziton rajonin sepse vetëm përmes dialogut mund të gjenden zgjidhjet më të mira, deklaroi sot ambasadori i BE në Maqedoni, Samuel Zbogar, duke komentuar vizitën e Nimicit në Greqi dhe Maqedoni, transmeton aktuale.mk.

“Mendoj se në muajt e fundit kemi parë shumë kontakte mes qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë dhe mendoj se mund ta quajmë si periudhë të intensifikimit të negociatave. Gjithashtu ne pamë edhe takimin mes kryeministrave të të dy vendeve në Davos”, tha Zhbogar gjatë vizitës së sotme në komunën e Konçes.

Sipas tij, BE mbështet këto takime dhe kontakte, ndërsa vizita e Nimicit është një tregues i mirë që negociatat mund të fillojnë dhe se ato mund të japin një rezultat që do të jetë i kënaqshëm për të dy palët.