Zhbogar: Negociatat për emrin po intensifikohen


Ekziston angazhim dhe diskutimet po intensifikohen që është pozitive. Me padurim i presim dy mbledhjet gjatë kësaj jave, njoftoi ambasadori i Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar sot gjatë qëndrimit të tij në Prilep, duke iu përgjigjur pyetjes se si i vlerëson negociatat e fundit dhe takimet midis Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Mirë është që diskutimet vazhdojnë dhe se intensifikohen. Shohim se nga të dy palët ekziston përkushtim për gjetjen e një zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për të dy palët. Ne me padurim i presim mbledhjet të cilat do të zhvillohen këtë javë. Si Bashkim Evropian nga afër e ndjekim këtë çështje dhe kuptohet, e mbështesim procesin”, deklaroi Zhbogar.

Në lidhje me situatën më të re rreth ngjarjeve në Kuvend më 27 prill, Zhbogar tha se nuk i komenton procedurat gjyqësore dhe i lë gjykatat të bëjnë punën e tyre. Zhbogar nuk ka asgjë më tepër për të shtuar nga ajo që më herët ka thënë rreth çështjes për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.