Zhbogar: “Gjashtë muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për vendin tuaj”


Ambasadori i BE-së në Shkup ku u prezantua strategjia e KE-së për Ballkanin Perëndimor tha se vendi ka bërë një progres të dukshëm në reformat muajt e kaluar dhe kjo është inkurajuese, raporton Medial.mk.

“Komisioni është i gatshëm të përgatit një rekomandim për fillimin e negociatave. E rëndësishme është të ekzistojë konsensus nacional për aderim në BE dhe të bëhen reformat e duhura. Gjashtë muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për vendin”, ka thënë Zhbogar duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në selinë e BE-së në Shkup.