Zhbogar: Ekziston atmosferë e mirë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë


Ka mundësi reale dhe pritje nga Brukseli se Maqedonia do të përparojë deri në vitin e ardhshëm në rrugën e saj drejt BE-së. I keni reformat të cilat duhet të përfundojnë, gjë që varet plotësisht nga ju dhe keni problemin me emrin, i cili poashtu duhet të zgjidhet. Shohim dritare të mundësive për zgjidhje gjatë vitit të ardhshëm, kur në të dy vendet nuk ka zgjedhje, thotë në një intervistë për TV24, ambasadori evropian Samuel Zhbogar.

“Gjithmonë është mirë të jeni optimist, në vend se të jeni të pa vullnet dhe të thoni se nuk mund të bëni asgjë. Nga ai këndvështrim mendoj se kryeministri Zaev ka të drejtë, ka mundësi reale dhe pritje nga Brukseli për përparim vitin e ardhshëm. Kur e shihni kontestin e emrit me Greqinë, duhet ta kuptoni se njëri nga parimet kryesore të BE-së janë marrëdhëniet e mira me fqinjët. Me siguri, në strategjinë e rradhës do të kërkojmë nga të gjitha shtetet e rajonit të përqëndrohen në marrëdhëniet e mira fqinjësore”,tha Zhbogar.

Ai shtoi se Qeveria e filloi mirë zgjidhjen e problemeve me fqinjët, ku nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që ishte një vendim i mirë dhe tani duhet të përqëndrohen në zgjidhjen e çështjes së emrit.