Zhbllokohet llogaria bankare e Klinikës së Gjinekologjisë


Llogaria bankare e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Akusherisë do të zhbllokohet me mjete që Fondi për Sigurim Shëndetësor i ka siguruar për Klinikën si paradhënie, deklaroi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Filipçe gjithashtu ka njoftuar se sot paradite ka realizuar një takim me drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë dhe problemi tanimë është zgjidhur.

“Do të sigurohet shumë plotësuese në formë të paradhënies. Kjo shumë e të hollave do të jetë e kapshme për Klinikën e Gjinekologjisë gjatë ditës së sotme, apo më së voni deri të martën. Problemi është zgjidhur dhe llogaria do të zhbllokohet dhe do të filloj funksionim normal i Klinikës”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë./alsat