Ja emrat e anëtarëve të rinj të KSHZ-së, në ora 18:00 votohen në Kuvend


Filloi Komisioni për zgjedhje dhe emërime pasi VMRO – DPMNE dorëzoi emrat e anëtarëve të saj deri tek kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ka njoftuar menjëherë Komisionin amë, kryetari i të cilit e ka caktuar menjëherë seancën. Komisioni për zgjedhje dhe emërime i ka konstatuar emrat e anëtarëve të ri të KSHZ ku VMRO – DPMNE do të ketë kryetarin.

Oliver Derkovski nga VMRO – DPMNE do të jete kryetar i KSHZ, ndërsa anëtar tjetër nga kjo parti do të jetë Elizabeta Postollivska.

Nga LSDM anëtar do të jenë Radica Risteski, Janakie Vitanoski dhe Borçe Kondrako.

Nga BDI është Ditmire Shehu e cila do të jetë edhe nënkryetare e KSHZ-së. Ndërsa krahu i Bilall Kasamit ka propozuar që anëtar i KSHZ-së të jetë Enver Salihi.