Zgjidhje për ajrin e ndotur, Ambasada ruse i përgjigjet Ambasadës amerikane

Ambasada ruse në Maqedoni i është përgjigjur Ambasadës s SHBA-së, në pyetjen për propozime se si mundet të ulet niveli i ndotjes së ajrit në Shkup. Mbrëmë në rrjetet sociale ambasada amerikane ka publikuar një fotografi ku mezi duket ndërtesa e ambasadës me mbishkrimin : #Ajërindotur në Shkup ishte shumë i lartë sot, mezi duket ambasada! Çfarë idesh keni për ajër më të pastër në Maqedoni?
Ndërkohë sipas ambasadës ruse përgjigje për këtë është rrjedha turke bashkangjitur me një fotografi të hartës së vendeve mes të cilave kalon gazëpërcuesi i planifikuar. “Pasi që miqtë tanë nga Ambasada e SHBA-së kërkojnë ide për ndotjen e ajrit në Shkup, do të kishim dashur t’u propozojmë zgjidhjen. Rrjedha turke”, thuhet në statusin e plotë të ambasadës ruse.