Zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale të mundura dhe të pa evitueshme


Në Maqedoni mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale në vitin 2019. Njohës të çështjeve politike në vend thonë se të gjitha zhvillimet dhe taktizimet politike sinjalizojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme.

“Të gjitha zhvillimet dhe taktizimet politike sinjalizojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme. Për këtë është e interesuar vet LSDM, pas triumfit në lokale dhe duke shfrytëzuar zhvillimet përbrenda VMRO-DPMNE dhe kaosin e përçarjeve të thella në spektrin shqiptar. Këtë se fsheh as Zaev. Por kjo po del në pah edhe në BDI, e cila në disa çështje po reflekton se nuk ka pajtueshmëri me LSDM. Andaj të gjitha rrugët çojnë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në pako me presidencialet gjatë vitit 2019. Ky vi do jetë zgjedhor edhe në vendet fqinje, por edhe në BE”, thotë për Zhurnal, Naser Pajaziti, gazetar dhe opinionist.

Nga ana tjetër, gazetari dhe opininisti Naim Sinani thekson se zgjedhje të parakohëshme parlamentare sëbashku me ato presidenciale në Maqedoni janë të mundura, e madje edhe të pa evitueshme.

“Zgjedhje të parakohëshme parlamentare sëbashku me ato presidenciale në Maqedoni janë të mundura, e madje edhe të pa evitueshme, sepse nëse zgjidhet kontesti me emrin dhe vendi merr ftesë për anëtarësim në NATO si dhe fillon bisedimet me BE-në, për mbajtje të zgjedhjeve të parakohëshme do të jenë të interesuara partit në pushtet. E nëse ndodh skenari i kundërt, atëherë për zgjedhje do të insistojë opozita, pasi siç dihet qeveria aktuale u formua me premtimin se do të zhbllokojë proceset integruese. Pa marr parasyshë se cili skenar do të realizohet, zgjedhjet janë të domosdoshme edhe për shkak të shumicës së brisht që ka qeveria aktuale”, theksoi për ZHurnal, Naim Sinani, gazetar dhe opinionist. / Zhurnal