Zgjedhje të parakohshme paralamentare, flet Talat Xhaferi

ryeparlamentari Talat Xhaferi sot në një takim me gazetarët nuk ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, por ai ka thënë se vendi aktualisht është përballë zgjidhjeve serioze, informon INA.

“Unë s’mund të ju tregoj se a do të ketë, ose jo zgjedhje, por në një shtet serioz, ku duhet të realizohen punë serioze, nuk do të ishte serioze të mendohej për një gjë e tillë, për zgjedhje parlamentare të parakohshme”, deklaroi kreu i Kuvendit.

Megjithatë ,sipas tij, nëse shumica vendos që të shpërbëhet Kuvendi, atëherë është obligim i tij kushtetues që të shpallë ato.
Ai ka shtuar se Kuvendi ka qenë efikas në miratimin e ligjeve reformuese dhe që me vite kanë qenë të bllokuara.
Ai është përgjigjur edhe lidhur me mosdërgimin e ligjit për gjuhët në Gazetën zyrtare.

“Puna e ligjit nuk është çështje individuale e imja dhe nuk mund të mbaj unë përgjegjësi. Përgjegjësia është e të gjithëve. Mendoj se koalicioni qeveritar duhet të jetë përgjegjës për këtë. Unë e kam kryer obligimin tim, kam nënshkruar ligjin që në momentin kur i njëjti është votuar”, theksoi Talat Xhaferi.(INA)