Zendeli: Deputetët e Besës do të veprojnë të bashkuar në Kuvend


eputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli ka thënë se pesë deputetët e kësaj partie do të funksionojnë të bashkuar dhe të unifikuar në Kuvend në pajtueshmëri me programin dhe platformën e partisë.
“Problemet dhe mospajtimet që kemi në parti i lëmë t’i zgjedhim në parti”, ka thënë ai.

Ai ka refuzuar të përgjigjet se cilat direktiva do të dëgjojë, por pas përçarjes që ndodhi në këtë parti, në opinion ai është shfaqur bashkë me Bilall Kasamin./Gazeta Express/