Zelanda e Re miratoi ligj për ndalesë të armëve ushtarake


 Me vetëm një votë “kundër” Parlamenti i Zelandës së Re e miratoi propozim-ligjin me të cilin ndalohet posedimi i pjesës më të madhe të armëve automatike dhe gjysmëautomatike.

Propozim-ligji është miratuar për më pak se një muaj pas sulmit terrorist të kryer në dy xhami në Krajstçërç, me ç’rast jetën e humbën 50 besimtarë myslimanë.

Propozimi do të duhej të bëhet ligj të premten. pasi që e miratoi guvernatori i ri i Zelandës së Re, që konsiderohet formalitet.

Kryeministrja Xhasinda Ardern siguroi mbështetje prej pothuajse  të gjitha partive për ligjin, që është gjë e rrallë, ndërkaq kundër ishte vetëm Partia libertariane, e cila ka vetëm një deputet. 119 deputetët e tjerë votuan “për”.

Sipas ligjit, pronarët e armëve të ndaluara mund ta dorëzojnë në polici dhe të marrin kompensim, varësisht nga mosha dhe gjendja e armës. Pasi që të hyjë në fuqi ligji, secili që do të zbulohet se posedon armë të tillë do të përballet me dënim me burg deri pesë vite.