Zekiri: Pyetja është nëse Talat Xhaferi me vetëdije punon për VMRO-DPMNE-në

Deputeti Muhamed Zekiri nga LSDM i hodhi poshtë thëniet e kryetarit të parlamentit Talat Xhaferi se cili do deputet nga grupi i tyre i deputetëve ka pasur ndonjë rol në ndërprerjen e mbledhjes për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoski dhe i bëri thirrje Xhaferit t’i përgjigjet opinionit përse e ndërpreu mbledhjen dhe nuk lejoi votim.

“Në mënyrë kategorike i hedh poshtë pohimet e kryetarit të kuvendit, Talat Xhaferi, se unë kam qenë shkaku që ai nuk arriti deri në mesnatë ta përfundojë mbledhjen me votim rreth pikës së rendit të ditës. Aspak nuk ka pasur situatë që i ngjan nevojës për ndërprerje të mbledhjes.

Talat Xhaferi është deputet me përvojë dhe në të kaluarën ka arritur të menaxhojë mbledhje që kanë qenë mjaft më intensive se e mbrëmshmja. Në asnjë moment nuk ka pasur ofendime drejt tij. Përgjegjësia për mossuksesin e Kuvendit të sjellë vendim për kërkesën e gjykatës për marrje të imunitetit të deputetit Xhaferi nuk mund t’ua hedhë të tjerëve. Shumica ishte këtu dhe e gatshme për të votuar dhe t’i mundësojë gjykatës që pa pengesa t’i vazhdojë proceset e veta. Pyetja është nëse Talat Xhaferi me vetëdije punon për VMRO-DPMNE-në, përkatësisht Veljanoski të mos përballet me drejtësinë”, tha Zekiri.

Ai tha se kryetari i Kuvendit, Xhaferi, i ka borxh përgjigje opinionit nëse ka pasur manipulime mbrëmë apo jo dhe nuk thotë, siç bëri në konferencën e tij për shtyp.

Në pyetjen nëse kjo do ta rrezikojë koalicionin, Zekiri tha se për atë do të vendosin organet e partisë. Theksoi se sot nuk ka pasur kushte për të punaur Kuvendi, por se kjo nuk do të thotë se nuk do të punojë në ditët në vijim.

Deputeti i pavarur Pavle Bogoevski në konferencën e përbashkët për shtyp lidhur me akuzat e Artan Grubit nga BDI se ai është marrë vesh me VMRO-DPMNE-në dhe pikën e ka vendosur për votim më herët nga që janë dakorduar, tha se ky është tentim i Grubit për ta pranuar prëgjegjësinë ndaj Komisionit amë kuvendor dhe ndaj tij për fijaskon e mbrëmshme me mbledhjen plenare dhe e vlerësoi si gënjeshtër të tejdukshme dhe tentim të dëshpëruar për kontroll të dëmit që mbledhja e mbrëmshme ia shkaktoi partisë së tyre.

Përgjegjësia e vetme për ndërprerjen e djeshme të mbledhjes është tek Talat Xhaferi dhe BDI, thotë Bogoevski, ndërsa duke i pasur parasysh ngjarjet e djeshme tregojnë për skenar të menduar që të sabotohet puna e Komisionit, e më pas edhe e mbledhjes plenare, me qëllim të vetëm që të mbrojet Trajko Veljanoski nga drejtësia.