Zejdi: Kasami i shkarkuar s’mund të na shkarkojë neve


Nuk mund që kryetari i shkarkuar të sjell vendime për shkarkimin tim dhe të sekretarit të përgjithshëm të BESËS, Afrim Gashi. Bilall Kasami e din se vetëm Këshilli qendror si organ më i lartë partiak mund të sjell vendim asisoj. Vendimi i Kasamit për shkarkimin tonë është jo valide”, ka thënë për POST.mk, Skender Rexhepi- Zejd, anëtar i Këshillit qendror dhe të kryesisë së BESËS pas deklaratës së Kasamit se shkarkon Rexhepin dhe Gashin nga partia.

Rexhepi ka thënë se vendimin për shkarkimin e tyre, Këshilli qendror e ka anuluar në takimin më 6 janar.

“Sipas statutit partiak, vetëm Këshilli qendror mund të shkarkojë anëtarë. Kasami ka mundur t’i propozojë Këshillit qendror që të na shkarkojë, por nuk mund ai të sjell vendime të tilla. Në statutin qëndron se kryetari i partisë nuk mund të shkarkojë. Pra ai krye në veti ka sjell vendim për shkarkimin tonë”, ka shtuar tutje Rexhepi.

Ndryshe, Bilall Kasami mbrëmë në Click plus publikoi dokument se ka shkarkuar Gashin dhe Rexhepin dhe se ata kanë të drejtë që vendimin të ankimojnë para organeve partiake