Zëdhënësi i Qeverisë: Ja çfarë po ndodhë me sistematizimin e rreth 1000 administratorëve


Qeveria thotë se  958 prej tyre po sistemohen në institucionet shtetërore. Aktualisht 50 administratorë janë dërguar në MPB, 26 në Prokurorinë Publike, 39 në DAP, 11 në Entin Shtetëror për Revizion, 13 në Agjensionin për punësim dhe 20 në Ministrinë e Drejtësisë.
Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnajkovski, pranon se bëhet fjalë për procedurë komplekse, prandaj ende nuk ka një shifër të saktë se edhe sa prej tyre do të sistematizohen. Në procesin e sistemimit të tyre,  Qeveria ka pasur kujdes për sistemitizim sipas shkallës së arsimimit dhe aftësive që posedojnë.
“Po kujdesemi për aftësitë të cilat i posedojnë, shkallën e arsimimit dhe me këtë administrata publike dhe institucionet sigurisht do përfitojnë në cilësi. Bëhet fjalë për 945 persona por kemi paraqitje tabelare ku janë potencuar institucionet ku punojnë”, tha Mile Boshnajkovski, zëdhënës i qeverisë
Një problem tjetër për të ciin qeveria po punon në mënyrë intensive, është edhe zgjidhja e problemit për të punësuarit në firmat e falimentuara. Me ndryshimet ligjore do të sigurohen materialisht edhe 1600 persona të kësaj kategorie.
“Miratuam ligjin për zgjidhjen përfundijmtare të problemeve që janë zvarritur me dekada për personat nga ndërrmarjet e  falimentuara. Me vendimin e fundit,  Qeveria do mundësojë sigurim shtesë të 1600 personave të papunësuar në kësaj kategorie. Ata me dekada kanë probleme të socilizohen pas asaj që u ndodhi në të kaluarën”, tha Boshnajkovski.
Janë gjithsej 7840 persona nga ndërrmarjet e falimentuara , që presin zgjidhje pas ndryshimeve të tilla ligjore./TVM2