Zdravev: Jam i befasuar nga ajo që ndodhi me PSP-në


Kryetari i Këshillit Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Kiro Zdravev para seancës së sotme deklaroi se është i befasuar  nga ajo që ka ndodhur me Prokurorinë Speciale Publike.

“Përmes informimit publik mora vesh se udhëhiqet procedurë për dy të dyshuar, ndërsa kundër  askujt nga PSP-ja. Të presim, siç tha edhe prokurorja për krim të organizuar, të kryhen ekspertiza, të nxirren dëshmi, të vërtetohen fakte, të zbatohet hetim, dhe të shohim kush është përgjegjës për këtë punë”, tha Zdravevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin “Reket”.

Theksoi se mban qëndrimin pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjykatës, prokuror  apo politikan, duhet të respektohet Kushtetuta, ligjet dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, sepse ky është sistemi juridik.

“Gjithçka që del nga kjo është kundërkushtetues, i paligjshëm dhe  është përgjegjës”, shtoi Zdravev.

Në pyetjen lidhur me vetingun në gjyqësi, ai theksoi se po zbatohet në shtetin tonë nëse merre parasysh regullative ligjore.

“Te ne ekziston Ligj për Këshill Gjyqësor, Ligj për Prokurorinë Publike, Ligj për zbatimin e korrupsionit dhe përplasjes së  interesave, ekziston polici financiare, që do të thotë nuk ka pengesa që vetingu të zbatohet në shtetin tonë”, theksoi Zdravev

Kryetari i Këshillit Gjyqësor nuk dëshiroi ta komentojë deklaratën e prokurorit shtetëror publik  Lubomir Joveski lidhur me njërën nga aktgjykimet të Gjykatës Penale për lëndën e PSP-së dhe tha se gjykatës të tillë të cilët e kanë marrë aktgjykimin në këtë rast nuk e kanë vendin në gjyqësor.

Njeriu i parë i Këshillit Gjyqësor tha se aspak nuk janë shkelur afatet për zgjedhjen e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave të parapara në ligj.

Theksoi se e gjithë procedura paraprake e cila konform ligjit duhet ta zbatojnë e kanë zbatuar, ndërsa pas pushimeve vjetore në seancën e parë apo të dytën do të zgjidhen edhe gjykatës dhe kryetarë të gjykatave.

Procedura, sipas Zdravevit është zgjatur, për shkak që është dashur të ndërmarrin një sërë veprime të proceseve që të munden ta zbatojnë zgjedhjen.