Zbuluan skandalin e përgjimeve, kthehen përsëri në punë në DSK


Zbuluesit e skandalit të përgjimeve ilegale – “bombat”, Gjorgji Llazarevski dhe Xvonko Kostovski prej sot do të kthehen në vendet e punës në kuadër të Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

“Gjorgji Llazarevski dhe Xvonko Kostovski prej sot përsëri kthehen në vendet e punës në MPB. Për profesionistë gjithmonë ka vend në MPB”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Nga MPB-ja në mënyrë shtesë sqaruan se Llazarevski dhe Kostovski do të pozicionohen në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

DSK-ja është në fazën e reformimit të saj, dhe sipas vendimit që u soll pas një debati publik prej ekspertësh, ajo do të ndahet nga MPB-ja dhe do të funksionojë si organ i pavarur. Ndarja pritet të ndodh deri në muajin shkurt-mars të 2019-s.

Kthimin e Llazarevskit dhe Kostovskit në pozitat shtetërore e kërkuan edhe organizatat joqeveritare “Transparency Internacional”, Koalicioni për Mbrojtjen e Treguesve nga Evropa Juglindore dhe Qendra Evropiane për të Drejtat e Treguesve.

Duke punuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Llazarevski dhe Kostovski kanë punuar tre vjet që të dokumentojnë përgjimin ilegal të 20 mijë nëpunësve shtetëror, gjykatës, njerëz nga sektori sipërmarrës, aktivistë, gazetarë dhe persona të tjerë dyshues të Qeverisë së Gruevskit.

Zbulimi në vitin 2015 ka sjellë deri të largimi i Gruevski dhe zgjedhjet e vitit 2016, formimi i qeverisë së re në vitin 2017 dhe aktakuza për 94 persona dhe shtatë ndërmarrje.