Zbulohet shifra kolosale, sa kushtoi sulmi 1 orësh ndaj Asadit


SHBA-të, Franca dhe Britania e Madhe ndërmorën një sulm të gjërë ndaj bazave ushtarake dhe laboratorëve të kërkimeve ushtarake të regjimit të Asadit gjatë orëve të para të ditës së sotme duke lëshuar 103 raketa.

Nga vlerësimet e fundit të ekspertëve ushtarakë, mendohet se vetëm gjatë një orë duke sulmuar regjimin e Asadit, aleatët kanë harxhuar rreth 240 milion dollarë.

Vlen të theksohet fakti se vetëm një raketë Tomahawk kushton 1.6 milion dollar.

Ndërkohë, SHBA-të përdoren edhe avionët e pakapshëm nga radarët “B1 Lancer” si edhe destrojerët e tyre në Detin e Kuq dhe Mesdhe për të goditur shënjestrat ushtarake.

https://www.dailymotion.com/video/x6hsmux