Zbatimi i Ligjit të gjuhëve do të kushtojë afërsisht 2 milionë euro


Ligji i ri për përdorimin e gjuhëve do të nxjerrë nga arka e buxhetit për vitin 2018 106 milionë denarë, ose afërsisht 1.7 milionë euro.

Që të funksionojë Agjencia për ndryshimin e gjuhëve dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, të cilët së pari duhet të formohen, vetëm për këtë vit do të nevojiten afërsisht 260 mijë denarë, gjegjësisht 16 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në Agjencinë për ndryshimin e gjuhëve përkrah përkthyesve gjyqësor do të punësohen edhe linguistikë dhe filolog të diplomuar të gjuhës shqipe, si dhe lektor të licencuar.

Për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve do të duhet të sillet ligj i ri, ku ky institucion pritet të jetë në përbërje të Ministrisë së Drejtësisë.