Zaharova: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO mund ta parandalojë vendin në pavarësinë e tij


 Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO mund të jetë shkak që vendi të mos mundet të udhëheqë politikë të jashtme të pavarur, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.

“Sigurisht do të duhet të paguhet për mbrojtjen nga ane e NATO-s. Tashmë e di cili është çmimi për këtë. Do të duhet të paguhet si për shkak të rritjes së shpenzimeve për mbrojtje, për pjesëmarrje në përgatitje ushtarake, operacione, të cilat janë larg interesave të popullit maqedonas, gjithashtu edhe për humbjen e mundësisë nga udhëheqja e politikës së jashtme sovrane”, theksoi Zaharova.

Sipas saj, nëpunësit në MPJ ruse nuk kuptojnë nga çfarë kërcënimi NATO-ja ka për qëllim ta mbrojë Republikën e Maqedonisë.

“Forcë e vetme serioze e armatosur e cila e destabilizon rajonin është Armata e Kosovës, e cila është formuar nga ish luftëtarë shqiptarë. Nuk shohim kërcënime të tjera për sigurinë dhe për këtë pyes nëse Aleanca sërish nuk do të luftojë me ata të cilët i ka stërvitur dhe armatosur”;, ka theksuar Zaharova.