Zaev: Zgjidhja më e mirë për prokurorinë është ajo e sjellë me konsensus


Zgjidhja më e shëndoshë për prokurorinë është ajo e sjell me konsensus, porositi kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev pas vizitës së sotme në minierën “Buçim” në Radovish. Ka vënë re se ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska për planin B për prokurori nuk ka thënë asgjë të re.

“Askush nuk dëshiron të kërkojmë zgjidhje ashtu të arritura nga koha, të gjithë të ulur në tavolinë, politikanët, deputetët dhe të gjithë të gjejmë zgjidhje. Prandaj çdoherë ekzistojnë alternativa, me të cilat mund të gjinden zgjidhje. Por zgjidhja më e shëndoshë është ajo e cila me konsensus do ta sjellim të gjithë, siç ka përshkruar krijuesi i kushtetutës, ligjvënësi me të paktën dy të tretat, ndërsa unë besoj se me konsensus është e mundur, kjo të sillet, gjithçka me qëllim përfundimtar dhe ky segment i rëndësishëm nga gjyqësia, veprimtarinë publike të prokurorit ta garantojmë në ardhmëri”, thotë Zaev.

Ai theksoi se me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të pushtetit gjyqësor, me ribalansin e buxhetit janë paraparë 150 milionë denarë ose rreth 2,5 milionë euro që të paguhen gjykatësit, të cilët kanë kërkesa prej vitit 2016, ndërsa për prokurorinë kjo shumë është 93 milionë denarë. Zaev shtoi se me planifikimin e buxhetit të ri për vitin 2020 bëhen edhe analiza për rritjen e koeficientit për të punësuarit në gjyqësi. Zaev theksoi se proceset demokratike shkojnë dorë për dorë me aktorët demokratikë, prandaj janë edhe në pushtet, opozita, Qeveria dhe Parlamenti.

“Besoj se këto ditë të mbetura do të na bëjnë mjaftë të mençur dhe përgjegjës, të jemi përgjegjës para qytetarëve të gjithë dhe ta miratojmë me konsensus ligjin për prokurorinë publike”, ka thënë Zaev.

I pyetur nëse është thirr si dëshmitar në rastin “Reket”, Zaev u përgjigj se ftesë ende nuk ka marrë.