Zaev: Zgjedhje të parakohshme do të ketë kah fundi i tetorit të vitit 2020


Zgjedhje të parakohshme do të ketë kah fundi i tetorit të vitit 2020, përkatësisht 45 ditë para atyre të rregullta,  deklaroi kryeministri Zoran Zaev  gjatë vizitës së sotme në fabrikën “Markart”, në Veles, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nëse tashmë ka filluar  fushata zgjedhore.

Zaev theksoi se qëllimi i Qeverisë, çdo ditë, javë dhe muaj, është të tregojë se çka do të thonë përfitimet në ekonomi, rritja, vendet e reja të punës dhe impakti nga BE dhe NATO.

“Shpresat për vendime përfundimtare për qëllimet strategjike të shtetit do të plotësohen tani  kah mesi i tetorit,  dhjetor-janar ose shkurt,  në varësi të vendimeve të Spanjës për NATO-n”, tha Zaev.

Ai sqaroi se vendet si Bullgaria, Kroacia ose Rumania, kur u bënë anëtare të NATO-s dhe kur i hapën  proceset e negociatave me BE-në, tekstualisht kanë jetuar “muaj të mjaltit”, i cili sipas tij, nuk përsëritet.

“Kjo është ajo periudhë, në të cilën ne tekstualisht  nuk mund të presim se seriozisht  do të përsëritet në të ardhmen dhe ato janë arsyet  pse konsiderojmë  se duhet të shkohet në zgjedhje të rregullta”, potencon Zaev.

Ai sqaroi se kjo fushatë të cilën për momentin  e udhëheqin  është të finalizohen aktivitetet dy vjeçare të Qeverisë, sukseset e tij serioze t’ua afrojnë qytetarëve dhe të hapin debat.

Zaev theksoi se  bëhet ribrendimi i LSDM-së, me qëllim që partia  definitivisht të ndryshohet, të modernizohet dhe të jetë nga ndihma e shtetit dhe qytetarëve.

Në pyetjen e gazetarëve për ndërmarrje të ngjyrës së kuqe nga ana e LSDM-së në fushatë, kryeministri është i përpiktë se ” ngjyra e kuqe është ngjyrë e jona e Maqedonisë”.

“Është flamuri ynë. Ngjyra e kuqe  në ç’farëdo lloj nuance. Ajo është ngjyra e partive socialdemokrate para se gjithash në Bashkimin Evropian dhe të partive socialdemokrate  përreth Evropës”, sqaroi Zaev.