Zaev: Vijojnë përgatitjet korrekte, transparente dhe edukative për votimin në referendum


Përkrahje për realizimin e suksesshëm të referendumit shprehën dy deputetët e Bundestag-ut gjerman, Josip Juratoviq dhe Martin Roseman të cilët u takuan me Kryeministrin Zoran Zaev.

Ata, me përfaqësues nga fondacioni Friedrich Ebert, të shoqëruar me ambasadorin e Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Thomas Gerberich, Zaevit i thanë se me realizimin e suksesshëm të referendumit, hapet e ardhmja evropiane dhe atlantike për Maqedoninë dhe qytetarëve të saj. Jurativiq dhe Roseman thanë se qeveritë në Maqedoni dhe Greqi si pikë ndriçuese prishën “errësirën ballkanike” dhe tregon se si praktikohet demokracia e vërtetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhje, siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, ishte thënë se vlerat demokratike janë përfitime që është e rëndësishme ta praktikojnë të gjithë subjektet në shtet dhe është shprehur se ekziston potencial tek partitë politike, pa dallim nga orientimi ideologjik.

“Patriotët duan dhe mendojnë për popullin, ndërsa nacionalistët urrejnë dhe mendojnë për përfitimet personale, tash është koha që të ngritin zërin patriotët e vërtetë dhe t’i sigurojnë perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë dhe standardit ekonomik të qytetarëve” është mesazhi që ishte caktuar në takim, nga delegacioni i Gjermanisë.

Kryeministri Zaev ka informuar se në vijim janë përgatitjet, edukative dhe fer votimi e referendumit.

“Maqedonia dhe qytetarët janë pranë momentit historik dhe unë jam i bindur se shumica e qytetarëve do të japin përkrahjen për të ardhmen e ndritshme të Maqedonisë, në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Besoj tek qytetarët se do të gjejnë fuqi të sigurojnë të ardhmen e tyre dhe ardhmërinë e të rinjve të jenë të motivuar të jetojnë këtu, të arsimohen dhe të punojnë në Maqedoni, në vend që të largohen nga vendi i tyre”, tha Zaev.