Zaev: Vendimi i KOB-it jashtëzakonisht pozitiv


Kryeministri Zoran Zaev e përshëndeti vendimin e Kishës ortodokse të Bullgarisë për ta udhëhequr dhe ndihmuar tërë procesin për njohje të autoqefalisë së kishës ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit dhe e vlerësoi si jashtëzakonisht pozitiv.

“Si besimtar ortodoks jam i gëzuar, por edhe njëherë do të përsëris se Maqedonia është shtet sekular. Ne nuk duam të përzihemi në marrëdhëniet mes kishës, por kjo porosi është jashtëzakonisht pozitive dhe vetëm mund ta përshëdnes sepse definitivisht po bëjmë përparim edhe në pjesën e njohjes së kishës sonë maqedonase”, deklaroi zaev, i pyetur për koment për përgjigjen e KOB-itndaj letrës së KOM-it. Shfaqi shpresë se edhe kishat e tjera ortodokse do ta ndjekin shembullin.

Kryeministri Zaev po merr pjesë në Samitin e shefave të qeverive për bashkëpunim të vendeve nga Evropa qendrore dhe lindore me Republikën Popullore të Kinës 16+1, që po mbahet në Budapest.