Zaev u thotë lamtumirë 100 administratorëve shqiptarë


Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar masa më të ashpra për rritje të disiplinës në punën e institucioneve shtetërore. Zaev ka thënë se nuk do të tolerohet parregullshmeria. “Ja para ca kohe dëgjuam se rreth 100 administratorë nuk janë paraqitur për sistemim në vendet e punës. Do tu themi falemnderit, lamtumirë. Mbi 900 tjerë u sistemuan”, tha Zaev duke folur për 100 administratorët e pranuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, që nuk janë paraqitur në thirrjen për sistemim ne vendet e punës.

Videon nga kjo intervistë mund ta përcjellni më poshtë:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1362270910539696&id=137663793000420