Zaev tregon sa para do të shpenzohen për referendumin


Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se LSDM-ja për referendumin do të mundohet të hyjë në koalicion me disa parti politike dhe prej këtu do të varet edhe buxheti i koalicionit me të cilin do të marrin pjesë para qytetarëve.

 

“Por, nuk besoj se do të nevojiten më shumë se 300-400 mijë euro, sepse vetë referendumi nuk është si zgjedhjet parlamentare dhe nuk kërkon shumë shpenzime për fushatë”, sqaroi  kryeministri.

“Qëllimet tona janë referendumi të kalojë në atmosferë sa më miqësore dhe tërheqëse për qytetarët, më ndryshe nga çfarëdo lloj tjetër procesi zgjedhor”.

“Dhe për këtë besoj se qytetarët në atmosferë të tillë do të dalin dhe do të votojnë “pro”, tha Zaev nga Kriva Pallanka.