Zaev – Tajani: Reformat në Maqedoni japin rezultate të dukshme

Kryeministri Zoran Zaev, në takimin e sotëm në Bruksel me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani e shprehu kënaqësinë prej mbështetjes së vazhdueshme për Republikën e Maqedonisë dhe për politikën e zgjerimit që e përfaqëson shumica në Parlamentin Evropian, që vazhdimisht demonstrohet përmes raporteve të ndryshme, deklaratave edhe aktiviteteve nga europarlamentarët dhe grupet politike.

“Parlamenti Evropian ishte institucioni i parë i BE-së i cili veproi dhe ofroi shërbime për ndërmjetësim kur në Maqedoni u paraqit kriza politike dhe vazhdon të jetë një prej partnerëve më të sigurt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në interes të vendit”, tha kryeministri Zaev, duke shtuar se në këtë drejtim pret që të pritet edhe nisma më e re e njërit prej deputetëve evropian, e a.q. iniciativa e Zhan Monesë.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaev e njoftoi Tajanin me qëllimin kryesor të Qeverisë – të bëhet gjithçka që viti 2018 të jetë vit i suksesit për Maqedoninë, me sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave për inkuadrim.

“Qasja jonë në politikë, edhe në atë vendore edhe në atë ndërkombëtare, vepron pa agjenda të fshehta dhe sinqerisht i zgjidh të gjitha çështjet, pa dallim se sa janë të lehta apo të rënda ato. Na vjen mirë që ambicia jonë dhe gatishmëria për hapa të vërtetë në procesin e inkuadrimit në BE përputhen me impulsin e rinovuar dhe interesin e zgjerimit në BE”, theksoi kryeministri Zaev në takimin me kryetarin e Parlamentit Evropian.

Në takim kryeministri Zaev theksoi se “tani është koha që të shfrytëzohen këto angazhime dhe në gjysmën e parë të vitit 2018, Këshilli i BE-së të miratojë vendim për fillimin e negociatave inkuadruese, për të cilën pritet të arrijë nga Komisioni Evropian”.

Nga Qeveria e RM-së, theksoi Zaev, ekziston përkushtim i qartë dhe i pakontestueshëm dhe energji që të tregohen rezultate.

“Dërgimi i rezultateve të vërteta prej reformave si argument i yni, janë bileta jonë, pa të cilën nuk mund të kërkojmë e të presim vendim për fillimin e negociatave për inkuadrim. Jemi duke bërë përpjekje për vendosjen e sërishme të Maqedonisë si partner kredibil i miqve të vet ndërkombëtar”, theksoi kryeministri Zaev në këtë takim.
Kryetari i PE-së, Tajani shprehu urime për procesin reformues që e hapi Republika e Maqedonisë dhe veçanërisht që, theksohet, ai tashmë jep rezultate të dukshme.

Në emrin e tij dhe në emër të PE-së Tajani shprehu pritje se në strategjinë e re për zgjerimin e BE-së, që pritet të publikohet së shpejti, do të dërgohet mesazh i qartë se Republika e Maqedonisë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në prioritetet e kësaj strategjie.

“Kryetari i PE-së, Antonio Tajani e shprehu mbështetjen e hapur të këtij institucioni për Republikën e Maqedonisë, paralajmëroi intensifikimin e bashkëpunimit me Kuvendin e RM-së, si dhe mbështetje në motivimin e investitorëve të BE-së t’i kushtojnë vëmendje mundësive për biznes në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Në takimin, e kryeministrit Zaev me njeriun e parë të PE-së Tajani, i cili u realizua menjëherë pas Mëngjesit të lutjeve në Parlamentin Evropian, morën pjesë edhe anëtarët e delegacionit qeveritar, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.