Zaev: Ta tejkalojmë veten dhe ta dakordojmë Ligjin për PP

Kryeministri Zoran Zaev thotë se do të ulet në tavolinë me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski lidhur me ligjin për prokurori publike, por pasi grupet e punës të japin sinjal deri tek ai dhe lideri i i opozitës Mickoski se ka përparim. Ai vlerëson se me të vërtetë janë larg arritjes së marrëveshjes dhe apelon që të investohen më shumë përpjekje në këtë drejtim.

Zaevi këtë e tha sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë takim të ri të liderëve në ngjarjen ku së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Xvonko Pekevski dhe drejtorin e Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikolçe Babovski e kanë shënuar fillimin e njërit prej tre projekteve, për të cilat janë ndarë investime kapitale për zhvillim përmes programit për zhvillim rural në Berovë dhe rrethinë.

Theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm mes përfaqësuesve të grupeve të punës dhe shtoi se ka qenë e paralajmëruar mundësia që edhe nesër ata të takohen.

“Besoj se mund të bëjmë përpjekje, me të vërtetë nuk jemi shumë larg, vetëm duhet ta tejkalojmë veten, posaçërisht në kushte kur ja lëndët janë të siguruara dhe kanë të ardhme të tyre. Ejani të dërgojnë porosi deri te partnerët ndërkombëtarë të BE-së se me të vërtetë siç arrinim marrëveshje deri tani me konsensus, të votojmë në Parlament për tërë atë që është e lidhur me reformat lidhur me BE-në dhe këtë ligj për prokurorinë publike ta dakordojmë. Jam në dispozicion tërësisht. Sa grupet punuese ta japin sinjalin deri te unë dhe z. Mickoski, ne do të ulemi ta dakordojmë këtë ligj për prokurorinë publike”, tha Zaev.