Zaev sot takon liderët e partive politike në vend

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, sot në ora 18.30 ka ftuar në takim liderët e partive politike ku pritet të flitet për tejkalimin e dallimeve mes opozitës dhe pozitës për përgatitijet për referendumin për marrëveshjen me Greqinë, i cili duhet të mbahet në vjeshtë.

“Për shkak të momentit të rëndësishëm politik i cili imponon zgjerimin e kornizës institucionale të takimeve të liderëve, në këtë takim në format 1+1 (lider i partisë plus edhe një përfaqësues të partisë politike”, janë të ftuar partitë me më shumë se një deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, citohet në njoftimin e Qeverisë.