Zaev: Qytetarët tash e dinë se çfarë liderësh

Кryeministri Zoran Zaev tha se qytetarët tashmë e dinë mirë se ata i zgjedhin liderët dhe se marrin pjesë në formimin e politikave në shoqëri. Sipas tij, tash është zhvilluar kultura politike, qeveritë më nuk e mbajnë monopolin në sjelljen e vendimeve.

“Besimi dhe marrëdhëniet me qytetarët, sektori civil dhe biznesi janë të rëndësisë esenciale që të dorëzohen politika efektive, por kjo nuk i liron qeveritë nga përgjegjësia”, potencoi Zaev. Sipas tij, reformat janë të nevojshme, por zbatimi i tyre nuk është i lehtë.

“Kundrejt pritjeve të mëdha të qytetarëve, të nevojshme janë vendime afatshkurta, dikur jo të popullarizuara të cilat duhet të sillen, por duhet të argumentohen në mënyrë të qartë dhe të saktë. E tillë ishte sjellja e masës për pagën më të lartë minimale. Ashtu është dhe do të jetë edhe në shumë sfera, për çka është e nevojshme mbështetje nga qytetarët”, tha kryeministri.

Disa politikanë, shtoi, në vitet paraprake kanë zgjedhur politikë që ndan dhe përçan, në vend të politikës që krijon besim. Vetëm një Maqedoni me diversitet, vlerësoi Zaev, do të jetë stabile dhe me prosperitet.