Zaev: Qeveria ka përgatitur amendamentet


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp tha se qeveria ka arritur të përgatit tekstin për amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.
“Ju informojmë se qeveria ka konfirmuar draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, të cilat dalin nga marrëveshja me Greqinë. Ky proces sipas meje në këtë fazë, është vlerë në shoqëri përkrah përfshirjes ndëretnike. Më vjen mirë që kemi gjetur gjuhë të përbashkët për përgatitjen e amendamenteve. Dua të konstatoj se kemi pasur takim me grupin e ri të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ku kemi pranuar kërkesat e tyre. Kemi biseduar edhe me deputetët tjerë, të cilëve ju është ofruar që propozimet e tyre t’i vendosin në amendamentet e qeverisë”, tha Zaev.
Ai shtoi se katwr amendamentet janw tw thjeshta në mënyrë që të largohet frika dhe manipulimet në opnion.
Zaev shtoi se në amendamentet e propozuara nga qeveria është përfshirë edhe Marrëveshja e Ohrit dhe në këtë mënyrë theksoi se është bërë drejtësi mes gjitha bashkësive tjera etnike./Gazeta e Pavarur