Zaev: Punojmë për dialog me gjithë aktorët politik


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është takuar sot me zv/kryetaren e Qeverisë së Kroacisë dhe ministren e jashtme Marija Pejçinoviq Buriq.

Ajo ka vlerësuar se Zaev ka sjell frymë pozitive në gjitha proceset me rëndësi për qytetarët dhe shtetin dhe inkurajojnë hapat e Qeverisë në ato procese që ofrojnë perspektivë në integrimet.

“Kemi hyrë në reforma serioze. Punojmë për dialog me gjithë aktorët politik dhe shoqëror në planin nacional reformues si dhe mbylljen e gjitha çështjeve në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së e NATO-s. Integrimet në BE e NATO nënkuptojnë paqe dhe stabilitet, por edhe zhvillim ekonomik, punësime të reja dhe standard cilësor jetësor”, ka thënë Zaev. /Medial.mk/