Zaev pret vendime në favor të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë


Shqipëria është mik i jonë i madh. Mirë është dy vendet të ecin përpara. Vetëm ashtu do të mund të ndihmohemi më shumë si dy vende të cilët paralelisht, kapitull pas kapitulli do t’i hapin, do t’i negociojnë dhe tjera. Kjo do të përshpejtojë proceset në dy vendet. Besoj se do të sillen vendime edhe në dy vendet.

Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Klinikën për kirurgji dhe rikonstruim plastik në Shkup.

“Nuk guxon asnjë vend të bllokohet për shkak të rrethanave, eksterne të cilat nuk varen nga vetë vendi. Rregullat e BE-së janë të qarta. Nëse vendi reflekton edhe Evropa duhet të reflektojë. Sistem meritor ekziston për çdo vend. Më së shumti jemi meritor të marrim datën e shumëpritur për negociata. 15 vjet qytetarët tanë presin të marrin datë për negociata”, ka thënë Zaev.