Zaev pret konsensus për ligjin e PSP-së


 Kryeministri Zoran Zaev  pret që ligji i PSP-së të sillet me konsensus. Ai sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se ligji hyn në debat parlamentar me atë që së pari  do të bisedohet  me partinë më të madhe opozitare  dhe me grupin më të vogël të deputetëve të VMRO-DPMNE-së,ndërsa pastaj  edhe me  partitë më të vogla opozitare të shqiptarëve.

“Pres se për këtë ligj duhet  të arrihet konsensusi. Gjithsesi ka çfarëdo lloj pritje, por rendi është të gjithë së bashku  t’i japim mbështetje”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjeve të para për marrje me qira të tokës bujqësore shtetërore deri në tre hektarë.