Zaev pret bashkëpunim me“Aleancën“ për reformat edhe pas daljes nga qeveria


Kryeministri Zoran Zaev, pas vendimit të Aleancës për Shqiptarë se pas miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, kjo parti do të largohet nga koalicioni qeveritar, tha se ai ende pret bashkpunim mes tyre për reformimin e shtetit,përcjell Fol.

Siç thekson ,nuk shqetësohet për shumicën në Parlament, e cila sipas tij ishte e shëndetshme për Maqedoninë dhe nuk planifikon zgjedhje vitin e ardhshëm, por angazhim për realizimin e premtimeve ndaj qytetarëve.

– Pas njoftimit se po largohen nga Qeveria, mbetem vetëm me synimin që ne të mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë për reforma , ligjin për gjuhët, ratifikimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, ligjet “dy të tretat”, përgjegjësinë për përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të jetës në Maqedoni, tha Kryeministri Zaev në vizitën e sotme në Prilep duke komentuar deklaratën e Sela.

Sa do të sillemi me përgjegjësi, shtoi Zaev, qytetarët do të vlerësojnë zgjedhjet e ardhshme, duke e përshkruar si “insinuatë dhe marrëzi” deklarata e Sela për marrëveshje ekonomike mes LSDM-së dhe BDI-së për Ministrinë e Shëndetësisë.