Zaev: Presim datë për negociata këtë verë, vendi këtë e meritoi


Kryeministri Zoran Zaev pret që datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian vendi ta marrë këtë verë. Konsideron se ky është një opsion real nëse raporti i KE-së për progresin kalon në parlamentet kombëtare të vendeve-anëtare. Thotë se nëse parlamentet kombëtare të vendeve anëtare nuk arrijnë në të, vendimi për marrjen e datës për negociata do të shtyhej për në vjeshtë.

“Pres që data për fillimin e negociatave  të jepet këtë verë. Është e qartë se në qershor vështirë të arrihet, për shkak se Bungestagu  ka seancë midis 3 dhe 6 qershor dhe nuk besoj se raporti që publikohet më 20 maj i duhet e drejtë formale të përpunohet dhe të arrijë në BE, do të mundet midis 3 dhe 6 qershorit të jetë në seancë, edhe pse nëse bëhen përpjekje më të mëdha nga Gjermania si mik i madh kjo do të ishte e mundshme”, deklaroi sot Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të godinës së re të SHF “Vera Jociq” në Hipodrom.

Nëse e bëjnë këtë në qershor, thotë kryeministri Zaev, ne në korrik do të kishim vendim të GAK-ut apo të Këshillit Ministror, ndërsa kjo është e mundur.

“Vetëm nëse arrijnë parlamentet kombëtare ta bëjnë atë atëherë ajo mund të shtyhet për në vjeshtë. Por, një gjë është e qartë dhe KE-ja këtë e konfirmoi, më vjen mirë që e bënë këtë  edhe vendet-anëtare, se Marrëveshja e Prespës plus qind për qind reforma, plus kontributi për të gjithë rajonin, si dhe pritja 14 vjet nga stoli si vend kandidat janë argumente tona që përfundimisht të marrim vendim për datën e negociatave”, tha Zaev.

I pyetur për negociatat lidhur me ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin duhet të zgjidhet  edhe fati i PSP-së, ai tha se se nuk shkojnë në drejtim të mirë dhe me ritmin dhe dinamikën e dëshiruar. Thotë se moszgjidhja  e kësaj çështje, mund të jetë justifikim që disa vende anëtare të BE-së të kundërshtohen në vendimin e ndarjes së datës për negociata dhe për këtë bën apel që sa më shpejt të arrihet marrëveshje.

“Nuk do të doja unë se kryeministër dhe ne si shtet në përgjithësi të lëmë çfarëdo qoftë argumenti te vendet anëtare të cilat janë të përfaqësuara përmes ministrave të punëve të jashtme të GAK-ut të cilat vendosin për pranimin e rekomandimit për fillimin  dhe marrjen e datës për negociata për shkak të moszgjidhjes së kësaj çështje”, theksoi kryeministri.

Hapat e fundit, sipas Zaevit, kanë qenë të suksesshme që në fund pushteti të marrë tejet propozime të reja të cilat, siç tha, i kthejnë tekstualisht të ulen dhe të shkruajnë ligj të ri.