Zaev: Presidenti Tramp e vlerëson dhe e mbështet Marrëveshjen e Prespës


Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në fejsbuk sonte kumtoi se presidenti amerikan Donald Tramp i ka dhënë mesazhin se e vlerëson dhe tërësisht e mbështet Marrëveshjen e Prespës.

Kryetari i Qeverisë publikoi fotografi me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp dhe bashkëshortet e tyre, Zorica Zaeva dhe Melania Tramp, nga pritja që presidenti amerikan e organizoi për liderët e vendeve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 74-ët të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

“Ishte nder dhe kënaqësi me Zoricën të marrim pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti Tramp dhe zonja e parë Melania, në Nju-Jork, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së. Presidenti na dërgoi mesazh se vlerëson dhe tërësisht e mbështet Marrëveshjen e Prespës. Është nderë të marrësh një mbështetje të tillë prej një lideri të madh dhe kreatori të marrëveshjeve globale”, shkroi Zaev në Fejsbuk.

Kryeministri sot pati takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.