Zaev: Po korrigjohen dobësitë, do të vendoset sistem vlerash gjatë punësimeve


Të gjithë qytetarët janë të barabartë, ndërsa gjatë punësimeve duhet të bëhet e qartë jo vetëm baza ligjore, por edhe ajo etike. Korrigjohen dobësitë pas sugjerimeve nga opinioni, ndërsa tani më është kërkuar ndihmë nga organizatat civile për vendosjen e sistemit të vlerave, vlerësoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për veprimin e funksionarëve pas thirrjes së tij për tërheqje nga pozitat e punës pas reagimeve nga opinioni për nepotizëm.

Sipas Zaevit, thirrja e tij ka të bëjë për të gjithë funksionarët, ndërsa secili ka edhe përgjegjësi politike dhe etike për veprimet.

“Thirrjen nuk e kam dhënë si kryetar i LSDM-së, por si kryeministër. Secili do ta mbajë përgjegjësinë e vet në procedura, ka edhe përgjegjësi politike dhe etike”, tha kryeministri Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas lëshimit në përdorim të sallës për shërbime publike nga shumë institucione.

I përshëndesim, potencoi kryeministri, shembujt pozitive të tërheqjes së disa anëtarëve të familjes, por duhet të bëjmë kufi të qartë.

“T’i shohim qytetarët si të barabartë në konkurrimin e tyre. Ndodhin punë të tilla, nuk mund t’i kufizojmë të rinjtë të cilët anëtarësohen në parti ose nuk janë anëtarë. Të barabartë janë qytetarët. Por, opinioni e kap bazën etile. Duhet jo vetëm ligjin, por edhe pjesën etike qartë për ta vendosur. Natyrisht bëjmë edhe dallim, i inkurajoj hapat e tillë dhe do të krijojmë politika”, tha Zaev.

Tani më kërkuam, mbështetje  nga organizatat civile të cilat janë profesioniste për këtë punë për të na ndihmuar të ndërtojmë sistem të vlerave.

“Besoj se çdo fëmijë, çdo i ri, çdo qytetar duhet të ketë të drejta të barabarta. E dhimbshme është çështje kur shikojmë se dy, tre, katër persona anëtarë të një familje, ndërsa dikush pret, kjo nuk është korrekte, nuk është e drejtë. Apeloj dhe punoj, bisedoj me njerëzit, hapa të caktuara me siguri do të ndërmerren, tani më ndërmerren me disa funksionarë, nga pushteti parlamentar dhe nga ai ekzekutiv dhe nga pushteti lokal që të mund të korrigjojmë. Unë nuk dua të jemi të njëjtë si ata paraprakisht”, theksoi Zaev.

Është e saktë se ka disa pjesëtarë edhe partiakë në punësime, thekson, por pjesa më e madhe përzgjedhen në konkurs.

“Përveç asaj që jam kryeministër, jam kryetar i partisë politike e cila është në pushtet. Për fat të keq, për shkak të emigracionit të madh dhe braktisjes së vendeve të punës kemi kuadro deficitar për shumë drejtime. Këtu kërkojmë të gjejmë njeri të punësuar. Nuk mund të gjejmë njerëz. Nëse flasim për anëtar të familjes, mjek të cilin e kërkojmë specialist nëse duhet ta marrë fëmijën e tij, ose nëse është arkitekt. Këtë e  them jo për të shmangur përgjegjësi etike, por të bëjmë distriksion të qartë. Për atë që është tepruar për syrin, për mediumet dhe për opinionin, menjëherë ka reaguar dhe besoj se do të korrigjohemi të gjithë duke filluar nga unë. Të shikojmë në punët si në të drejta të barabarta të qytetarëve dhe me këtë rast menjëherë të arrihet reagimi për çdo lëshim dhe të korrigjohemi. Qytetarët presin që shteti t’u sigurojë të drejta të barabarta të gjithëve”, deklaroi Zaev.

Nëse ka justifikim për disa punë, ndërsa populli këtë e kupton, siç tha edhe ai nuk sheh problem, por jo edhe nëse nuk ka justifikim, kriter, normativë, transparencë dhe konkurrencë.

“Njoh njerëz të cilët janë anëtarë të familjes së disa funksionarëve të cilët kanë marrë shans të pestë, katër të parët u kanë ikur. Disa kanë pritur edhe nga 20 vjet. Presin edhe sot. Pa e marrë parasysh atë se nga cili profil janë, duhet të marrin shans të punojnë në mënyrë të barabartë”, potencoi kryeministri.