Zaev përsëri apel Ivanovit që të nënshkruajë Ligjin për Gjuhët


Kryeministri Zoran Zaev edhe një herë i ka bërë thirrje  presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov që ta nënshkruajë Ligjin për Gjuhët.

“Ligji tre herë është votuar në Kuvend, dhe me këtë po degradohet dhe shkatërrohet funksioni i Kuvendit, ndërsa ne jemi demokraci parlamentare. Nëse ky Ligj hyn në fuqi të gjithë do të shohin se nuk ka asnjë dhimbje në të, por do të heq ngarkesën e një barre që ekziston në shtet nga pavarësia e saj në planin ndëretnik. Kështu të relaksuar do të mund të gjithë të përkushtohemi punëve kreative, punëve që janë të rëndësishme njëlloj për të gjithë qytetarët.

Zaev ka deklaruar se janë duke punuar paralelisht ekspertët juridik brenda partisë nga institucionet por edhe jashtë tyre, për të gjetur ndonjë zgjidhje juridiko-formale. Por siç tha ai rendi është që të presim që kryetari i shtetit ta nënshkruaj dekretin.