Zaev përforcon shumicën parlamentare ose e bën më të fortë BDI-në?

Sipas paralajmërimeve bisedimet për shumicën e re parlamentare i afrohen fundit, ajo që mbetet është vetëm disktutimi mbi detajet ose më saktësisht për pozitat ministrore dhe të drejtorëve. Kryeministri Zaev në prononcimin e tij të fundit përveç që tha se bisedimet me Besën e Afrim Gashit zhvillohen pa pengesa, shtoi se procesi në rrugë të mirë është edhe me PDSH-në. Ai paralajmëroi se më në fund do të zgjidhet problemi i shumicës parlamentare dhe do të ketë kabinet më stabil qeveritar.

Mirëpo, ashtu siç pastrohet fotografia çdo ditë e më shumë rreth strukturës të re të shumicës parlamentare dhe kabinetit qeveritar, bëhet më e qartë se vetëm Aleanca për Shqiptarët e dirigjuar nga Ziadin Sela, do të mbetet e parti e vetme shqiptare që do të formon bllokun opozitar shqiptar.

“Nezavisen Vesnik” kërkoi qëndrim për këtë çështje nga zëdhënësi i Aleancës Flakron Bexheti i cili tha se kryeministri është i vetëdijshëm se ka humbur mjaft vota të shqiptarëve dhe me këtë mënyrë të politikbërjes, ai tenton ti rikthen ata vota, mirëpo edhe njëkohësisht ai ndihmon në përforcimin e BDI-së.

“Tentativa e LSDM-së dhe e Kryemintrit Zaev për përfshirjen e subjekteve politike shqiptare të opozitës, nuk është vetëm për të krijuar stabilitet të shumicës parlamentare, por edhe për të pamundësuar një bosht opozitar shqiptar që do ta fitonte BDI-në. LSDM e parandjen se ka humbur votuesit shqiptar, qe e votuan LSDM, duke e humbur edhe simpatine e shqiptarëve, andaj këtë mundohet ta kompenzoje duke i joshur partite shqiptare opozitare me pushtet. Nuk ndërhym në vendimet e atyre partive politike që duan të bëhen pjese e Qeverisë LSDM-BDI, ata do të duhet të japin llogari para votuesve te tyre, por vlerësojmë se Qeveria LSDM-BDI, ka nevojë për një opozitë të fortë, sepse edhe kjo Qeveri, bart mbi vehte peshën e përgjegjësisë politike nga e kaluara sepse BDI, ka qenë pjesë e krimit të organizuar, korrupcionit, proceseve te montuara politike, dhe ngecjes në proceset euroatlantike. Aleanca për Shqiptarët është garancë e nje procesi të mirrëfilltë opozitar për ta luftuar cdo veprim të padrejtë të kësaj Qeverie, dhe për ta fituar verdiktin e shqiptarëve në zgjedhjet e ardshme parlamentare, ndersa partitë tjera shqiptare “opozitare” do të duhet të zgjedhin mes nje aleance politikr e udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët si parti më e madhe opozitare dhe Qeverisjes LSDM-BDI”
, deklaroi Bexheti.

Edhepse në përfundim të bisedimeve për tu bërë pjesë e Qeverisë, Lëvizja Besa e Afrim Gashit në koment për “Nezavisen Vesnik” përfundimisht nuk i mbyll dyert bashkëpunimit me partin e Ziadin Selës. Besa e Gashit sipas deklaratave të dhënë nga zëdhënësi Orhan Murtezani, ditëve në vijim do të realizon takim me kryministrin Zaev për ti përmbyllur negociatat.

„Ashtu siç bëri të ditur për opinionin kryeministri, të hënën është realizuar takim ndërmjet kryetarit Afrim Gashi dhe kryeministrit Zoran Zaev. Rrjedha e mëtutjeshme dhe përmbyllja e këtij procesi nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga kryeministri. Aktualisht jemi në fazën finale, janë dakorduar principet dhe parimet e bashkëqeverisjes. Gjithashtu së shpejti pritet të përfundojë edhe harmonizimi i platformës së Lëvizjes BESA me programin qeveritar. Besoj se ditëve në vijim do të përmbyllet edhe kjo çështje. Sa i takon resorëve, sigurisht që Lëvizja BESA do e ketë një ministri me resor, por për atë se cilën ministri si dhe për detajet tjera do e shohim ditëve në vijim. Në interes të bisedimeve, këto gjëra do të merren vesh ditëve në vijim”, tha Murtezani i cili në lidhje me Aleancën për Shqiptarët shtoi:
“Me Aleancën për shqiptarët kemi pasur bashkëpunim për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, e jo ndonjë koalicion të formalizuar. Pas zgjedhjeve lokale mundësia e koalicionimit është lënë e hapur, dhe ne kemi komunikim të rregullt dhe vullnet që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.”

Qëndrim identik edhe nga Lëvizja Besa nën dirigjimin e Kasamit. Sipas nënkryetarit të tyre Abdush Demiri, ata zyrtarisht ende janë në opozitë mirëpo janë edhe në bisedime për kyçje në qeveri.

“Për momentin nuk kemi qëndrim zyrtar përshkak se jemi në bisedime me kryeministrin. Në lidhje me opozitën shqiptare nuk mund të komentojmë sepse momentalisht edhe ne jemi pjesë e saj dhe përderisa zyrtarisht nuk bëhemi pjesë e qeverisë nuk mund të shtojmë më tepër. Prapseprap, në varshmëri me rrethanat, fjalën e fundit do ta kenë organet e partisë. Dihet se partitë më mirë mund ti realizojnë programet dhe premtimet e tyre kur janë pjesë e Qeverisë”, tha Demiri.

Në opinion tashmë një periudh më të gjarë qarkullojnë teori dhe matematika të ndryshme se cila parti cilin resor do ta fiton, mirëpo prapseprap partitë shqiptarë me qëllim të mosdëmtimit të procesit të bisedimeve janë hermetikisht të mbyllur kur u parashtrohet pyetja e resoreve. Qetësi maksimale edhe nga partia e Menduh Thaçit i cili para një jave shkurt deklaroi se janë në fund të procesit dhe pret së shpejti partia e tij të bëhet pjesë e qeverisë.
Javëve të fundit interesante është edhe sjellja e partisë Socialiste të Maqedonisë sepse dy deputetët e saj në dy raste në kundërshtim me sjelljen e partnerit të koalicionit me VMRO – DPMNE-në i ndihmuan shumicës parlamentare rreth sigurimit të kuorumit dhe zhvillimin e seancave plenare në Kuvend. Logjikisht parashtrohet pyetja vallë dy deputetët e kësaj partie Vlladanka Aviroviq dhe Ljupço Dimovski janë gati ti kyçen shumicës parlamentare?

Blerim Ismaili