Zaev përballë VMRO-DPMNE-së në Kuvend, e mbron propozimin për ministren e re të Financave


Popoulizëm i rremë, në praktikë politikë e keqe, kështu deputetët e VMRO-DPMNE-së i vlerësuan propozimet e reja të Qeverisë për ministrat në resorët e financave dhe përmirësimin e klimës investuese.

Sipas VMRO-DPMNE-së propozimi Nina Angellovska të jetë ministre e Financave është lapsusi i Zaev sepse ajo të punësuarve të saj, siç kanë publikuar disa mediume, u jep paga prej 12.500 denarë edhe atë në “dorë” , ndërsa ajo për vete ka marrë 70.000-80.000.

Zaev u përgjigj në të gjitha kritikat që i shprehën deputetët e opozitës, duke u thënë të dalin nga shablloni i emërimit të ministrave dhe funksionarëve tjerë posaçërisht nga radhët partiake dhe të fillojnë të vlerësojnë të rinjtë të suksesshëm, t’u japin mundësi.

“Nga biografia e Angelovskës askund nuk mund të lexohet si planifikohet ta ndalojë huamarrjen e shtetit, të bëjë hapa në ndërtimtari, të nxis investime të huaja, t’i mbajë të rinjtë në vend. Me siguri jo në mënyrë siç ju jep paga nga 12.500 denarë të punësuarve të saj. Nëse është kështu atëherë keni bërë lapsus të madh në zgjedhje në vendin e financave. Mënyra në të cilën deri tani i keni zgjedhur ministrat ishte ‘dëgjo, mos shiko, zbato dhe mos pyet pse e bënë këtë’. Këto janë kriteret tuaja, pa mbajtur llogari për pasojat”, tha Liljana Zaturoska nga VMRO-DPMNE.

Pas saj për fjalë u paraqitën edhe Zoran Ilioski, Dimitar Stevananxhioja, Liljana Kuzmanovska, por më i ashpër ishte Vllatko Gjorçev.

Në këtë reagoi kryeministri Zaev, duke potencuar se “më lehtë është shkundet gjithçka nga mënga, të thuhen gënjeshtra me bisht”.

“Me drama të tilla do t’u japim mundësi të rinjve, të suksesshëm apo rëndësi ka vetëm të mbledhim pikë politike, pavarësisht çfarë do të ndodhë. Angelovska është për t’iu hequr kapela”, potencoi Zaev.

Kryeministri gjatë fjalimit, por edhe në përgjigjet e akuzave nga deputetët e VMRO-DPMNE-së disa herë përsëriti se parametrat ekonomik në të gjitha segmentet tregojnë rritje, ndërsa kjo e frikëson opozitën. Sipas Zaevit, papunësia është ulur, BPV dhe investimet e huaja shënojnë rritje, ndërsa rriten edhe investimet vendore.

Para fillimit të debatit, Ilija DImovski kërkoi dorëheqjen e Zaevit sepse, siç tha, vendi gjendet në agoni politike e cila është më mirë të përfundojë sa është e mundur më shpejtë.