Zaev për referendumin: Kemi mundësi të shkëlqyer, nuk e dimë si do të dalim!


Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur sot një kenferencë ku ka folur sërish për çështjen e referendumit. Ai nuk dëshiron të predikojë se si do të votojë Kuvendi në rast se nuk ka konsensus për referendumin vijues për marrëveshjen për emrin, por përsëriti se është i bindur në përmbushjen e censusit duke theksuar se nuk ka alternativë për këtë.
“Parlamenti do të sjellë vendim të pavarur”, tha Zaev.
Kryeministri porositi se përgjegjësi të barabartë ka ai personalisht si kryeministër, lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickoski, por edhe të gjithë qytetarët.
“Kemi mundësi të shkëlqyer dhe të papërsëritshme që duhet ta shfrytëzojmë. Ne politikanët e kemi bërë tonën, i kemi sjell vendimet. Nuk e dimë si do të dalim nga ky proces. Kam mandat si kryeministër deri në dhjetor të 2020, ky mandat mund të përfundojë më 30 shtator. Unë jam këtu që të sjell vendime , unë e mora vendimin jam faleminderues që qeveria, shumica parlamentare e mbështet”, deklaroi Zaev. /Shenja