Zaev për IBNA: Presim vizitë të Cipras, ndërsa pastaj unë të shkoj në Athinë


Vizitën e parë  kryeministri grek  në Shkup pritet ta mbajë  në muajin mars ose prill, por edhe për vizitën e Athinës  me aeroplanin qeveritar të Republikës të Maqedonisë së Veriut, ka folur kryeministri Zoran Zaev  për Agjencinë e pavarur gazetareske ballkanike (IBNA),  nga konferenca e sigurisë së Munihut.

“Tani edhe zyrtarisht  jemi  Maqedonia e Veriut, ndërruam shumë simbole në tërë vendin tonë dhe gjithsesi  e presim vizitën e parë të Aleksis Cipras, ndoshta në mars ose prill kur është më së miri për të. Pastaj unë do ta vizitoj Athinën, diçka që është shumë e mirë, sepse shpesh herë e  vizitoj Selanikun  dhe me siguri do ta vizitoj  sërish. Por, në Athinë, do të vij  për herë të parë me aeroplanin qeveritar në të cilin do të shkruajë “Republika e Maqedonisë së Veriut”, që t’u tregoj miqve tanë nga Greqia, nga Maqedonia greke, se ne i përmbahemi marrëveshjes dhe duam marrëdhënie miqësore me fqiun jugor”, thotë Zaev.

Kryeministri për IBNA flet edhe për çmimin që sonte, në Konferencën e sigurisë së Munihut, do t’i dorëzohet atij  dhe homologut të tij grek për Marrëveshjen e Prespës. Thotë se është nder i madh dhe e jeton  njërën nga ëndrrat e tij”, Greqia  të jetë vend miqësor.

“Nder i madh është që do ta marrim këtë çmim nga Konferenca për siguri në Munih,  njëra nga konferencat më të rëndësishme botërore. I rëndësishëm është fakti që jemi  shembull pozitiv,  duke i treguar botës se përmes  praktikave dhe sjelljes evropiane, mund të arrihen marrëveshje, madje edhe për çështje të ndjeshme siç është emri i një vendi, identiteti i veçantë i të dy vendeve dhe si ndërtohen  miqësitë për të ardhmen  e mënyrës miqësore dhe duke hapur dyer për gjeneratën e re, për fëmijët tanë”, sqaron Zaev, për Agjencinë e pavarur gazetareske ballkanike, transmetoi MIA.

Ai shton se dëshiron të realizohen projektet  e lidhura me projekte në energjetikë dhe infrastrukturë,  të hapen vendkalime të reja kufitare, “që qytetarët tanë të udhëtojnë  në Detin Egje, ndërsa qytetarët grek të vijnë për biznes”.