Zaev – Pence, ja detajet e takimit


Kryeministri Zoran Zaev  është takuar në Uashington me zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence. Ai takimin e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në facebook duke shkruar:

“Mundësia për të biseduar me zëvendëspresidentin Pence vjen në një moment kyç historic për Republikën e Maqedonisë. Nga zëvendëspresidenti pence morën porosi të inkurajimit dhe përgjegjësisë dhe vendosmëri gjatë arritjes së Marrëveshjes së Prespës. Në takim është theksuar se me Marrëveshjen e sigurojmë vendin e merituar në strukturat euroatlantike. Me këtë sigurojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Zaev.

Në takimin me Pence kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Bujar Osmani. Kjo vizitë vjen vetëm disa ditë pasi që në Shkup ishte sekretari shtetëror amerikan i mbrojtjes James Mattis dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan Ves Mitchell./Gazeta e Pavarur