Zaev: Pashkët na ja japin fuqinë për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë


Kryeministri Zoran Zaev me rastin e festës së madhe kristiane Pashkët dërgoi urim deri te Ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku i apostullit Kiro Srojanov dhe deri te besimtarët e religjionit katolik.

“Kjo festë e shënon fundin e udhëtimit nëpër vuajtjet e Krishtit të kaluara në kreshmë dhe lutje, i cili në të vërtetë përfundon me fitoren mbi vdekjen që e festojmë me shprehjen “Krishti u ringjall!”. Me të vërtetë u ringjall!, thotë kryeministri Zaev në urim. /koha.mk/